Deputetja socialiste Etilda Gjonaj foli në Kuvend për projektligjin për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale .
Ajo tha se ky nuk është çelësi zgjidhës i të gjitha problematikave por e cilësoi si një mekanizëm efiçent për parandalim.
Nga Foltorja e Kuvendit ajo tha se:
“Regjistri kombëtar nuk është celësi i zgjidhjes, por është një ndër mekanzimat që ndihmon institucionet shtetërore në parandalimin e këtij fenomeni, pasi në këtë mënyrë një autor i këtyre veprave penale nuk do të mund ti afrohet një institucioni arsimor apo vende pune që lidhen me të miturit.
Marrja e masave për verifikimin e pastërtisë së figurës së një personi për vepra penale të tilla janë të rëndësishme dhe janë aplikuar nga një sërë vendesh europiane, madje duke e konsideruar edhe në bashkëpunimin ndërgjyqësor që shtetet kanë me njëra tjetrën për të shkëmbyer informacione të tilla për shtetasit respektive”, tha Gjonaj.
Kujtojmë se ligjvënësja socialiste vjen nga bota e shoqërisë civile ku edhe më herët gjatë pozicioneve që ka mbajtur ka punuar për forcimin e pozitave të gruas, luftimin e dhunës dhe arritjen e barrazisë në vendimmarrje.
Pjesë nga fjalimi i saj në Parlament:
Më lejoni të kthehem tek ky projektligj, i cili ka një interes shumë të madh, sepse ashtu sic parashikon Kodi I Drejtësisë Penale për Të Miturit, si pjesë e paketës së reformës në drejtësi ka përmirësuar ndjeshëm garancitë proceduriale të ofruar për të miturit, duke përfshirë këtu dhe të miturit si viktimë apo dëshmitarë të krimeve të ndryshme.
Nga kjo reformë në drejtësi, e cila shënjon sot 6 vjet nga miratimi në këtë parlament, e cila ishte drita jeshile, projekti më i rëndësishëm, që i dha mundësinë dhe Shqipërisë për të hapur negociatat me BE. Shumë cka është arrirë në pavarësinë, paanshmërinë e sistemit dhe rezultatet e luftën kundër korrupsionit janë rezultate që do të japin mundësinë në hapjen e grup kapitujve të pare, ku të drejtat e njeriut duke përfshirë edhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimeve seksuale janë pjesë e masave.
Para një jave Prokurori i përgjithshëm raportoi shifrat dhe ajo që rezultoi ishte që numri i procedimeve të rregjisturara në vitin 2021 me 16,18 % më shumë në krahasim me 2020. Por fakt është jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë vendet që numri i atyre që raportohen është shumë më i ulët se sa rastet që ndodhin realisht. Kjo për një sërë arsye si të mentalitetit dhe herë për arsye të mosfunksionimit sic duhet të mekanizmave të referimit.
Një ndër rekomandimet që i është drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë të vazhdueshme nga Këshilli i Ministrave në kuadër të rekomandimeve të luftës kundër kriminalitetit, ka qënë rritja e numrit të procedimeve penale të dërguara në gjykatë dhe ashpërsimi i kërkimit të dënimit të autorëve të krimeve seksuale. Ashtu sic në cdo amnisti që është hartuar kjo kategori e të dënuarve ka qënë e përjashtuar.
Por pavarsisht përpjekjeve jam e bindur edhe të Prokurorit të përgjitshëm apo strukturave drejtuese në Prokurori, shifrat paraqiten të vakta, me një rritje të numrit të cështjeve të dërguara në gjykatë nga një vit në tjetrin apo atyre që janë dënuar, por ajo që vihet re është se gjykata nuk aplikon dënimin maksimal në të shumtën e rasteve për autorët.
Në të gjithë vendet gjatë periudhës së Covidit është parë një rritje e numrit të rasteve të krimeve seksuale, po një rritje akoma më e madhe e abuzimit seksual online të të miturve. Dy shifra që kam marrë nga raportet e Komisionit Europian, në të gjithë botën të cilët janë alarmante, tregojnë se nga 1 milion fëmjë të abuzuar seksualisht online në 2010, në 2019 numri është 17 milion.
I solla këto shifra për të kuptuar se kjo situatë është edhe në Shqipëri, ku krimet seksuale paraqiten në forma të ndryshme ndaj grave apo të miturve, një pjesë e tyre të evoluara për shkak të zhvillimit teknologjik dhe për shkak të zhvillimit të shoqërisë.
*Nisma ligjore e paraqitur me firmat e 20 000 zgjedhësve dhe të përfaqësuar nga disa organizata të shoqërisë civile është jashtëzakonisht e mirë, jo për vetë mbledhjen e firmave por për cështjen shumë të prekshme që adresohet.
Ne duhet të forcojmë ligjin penal, duhet të punojmë për mbrojtjen e të gjithë viktimave të krimeve seksuale ashtu sic duhet të kemi ndëshkim të autorëve të tyre me dënime të ashpra. Por rëndësia e parandalimit të këtyre krimeve nuk duhet asnjëherë të anashkalohet. *Dhe krjimi I këtij rregjistri kombëtar për të dënuarit për krime seksuale i shërben një drejtimi të parandalimit të krimeve të ngjashme.
Prandaj përgëzoj me zemër firmëtarët dhe organizatat e shoqërisë civile që punojnë pa rreshtur për të mbrojtur fëmijët, për të mbrojtur gratë, për të mbrojtur të drejtat e njeritu. Ashtu si falenderoj dhe koleget Xhixho dhe Felaj për angazhimin e tyre.
Kjo nismë ligjore i shërben të gjithë viktimave të krimeve seksuale të cilët në raste, kur i gjithë zinxhiri i ekzekutimit nuk funksion e shohin veten të pambrojtur jo vetëm për veten e tyre por edhe për viktimat e ardhshme të këtyre krimeve, i shërben të gjithë shoqërisë për të parandaluar raste të tilla të tmerrshme. Na shërben ne si politikanë për të qënë më pranë trajtimit dhe adresimit të këtyre cështjeve sociale që janë një plagë për shoqërinë.
Regjistri kombëtar nuk është celësi i zgjidhjes, por është një ndër mekanzimat që ndihmon institucionet shtetërore në parandalimin e këtij fenomeni, pasi në këtë mënyrë një autor i këtyre veprave penale nuk do të mund ti afrohet një institucioni arsimor apo vende pune që lidhen me të miturit.
Marrja e masave për verifikimin e pastërtisë së figurës së një personi për vepra penale të tilla janë të rëndësishme dhe janë aplikuar nga një sërë vendesh europiane, madje duke e konsideruar edhe në bashkëpunimin ndërgjyqësor që shtetet kanë me njëra tjetrën për të shkëmbyer informacione të tilla për shtetasit respektive.
Pavarësisht se legjislacioni penal ka pësuar një sërë ndryshimesh të rëndësishme në vitet 2001, 2008, 2010 dhe 2013 lidhur me krimet seksuale dhe duke ofruar mbrotje të posaçme për viktimat e këtyre veprave penale, ka ende shumë nevojë për përmirësime, për kriminalizim të veprimeve që s’janë përfshirë si vepra penale si shtytja e fëmijës në marëdhenie seksuale, prostitucioni apo pornografia e fëmijës, etj.
Të nderuar kolegë,
Kur ndeshemi me raste të abuzimit seksual të të miturve apo të grave, menjëherë fillojmë revoltohemi. Dhe kjo revoltë duhet të na motivoj të gjithëve se si mund të adresojmë në një këndvështrim 360 gradë aktet e krimeve seksuale ndaj grave dhe vecanërisht të miturve si dhe mbrojtjen e tyre.
Është detyrimi ynë të mbrojmë këdo që është viktim e krimeve seksuale, është përgjejgësi e jona të mbrojmë fëmijët tanë, ata janë e ardhmja dhe atë të ardhme , të ardhmen e fëmijëve tanë nuk duhet ta lejojmë që t’ju cënoj askush.