Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë
Burime për Gazetën Drita, bëjnë me dije se të shtënat kanë ndodhur në një lokal, ku për pasojë ka humbur jetë banakierja dhe janë plagosur 5 persona të tjerë.
Mësohet se objektiv i shënjestrës ka qenë pronari i lokalit, Fatjon Murati, i cili njihet edhe për lidhjet e tij me Endrit Doklen.
Aktualisht në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë mbi ngjarjen dhe shkaqet.