Një 37 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pas një sherri të ndodhur në Tiranës pas mesnate. Pas një sherri për motive të dobëta mes dy grupesh të rinjsh, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër, fatmirësisht pa persona të lënduar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në Rrugën e Dibrës, sapo kanë marrë njoftim për të shtënat me armë.
Personi që ka qëlluar me pistoletë, shtetasi me incialet Xh.C është arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërsa shërbimet policore kanë sekuestruar dhe armën.
“Shtetasi Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër”, njofton Policia e Tiranës.
Njoftimi i plotë – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, kishte ndodhur një konflikt, gjatë të cilit një shtetas, kishte qëlluar në ajër me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin Xh. C., 37 vjeç.
Shtetasi Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.