Pas muajsh të tërë pritjeje, telefoni më i fundit i Apple, iPhone 13, më në fund doli në shitje ditën e premte.
Të gjithë ato që mezi e kanë pritur këtë moment në të gjithë botën, u rreshtuan jashtë dyqaneve të Apple që në orët e para të mëngjesit për të marrë në dorë telefonin.
Mirëpo e njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe në Shqipëri ku kurioziteti ka qenë i madh.
Këtë herë, flamurtarja e sjelljes së aparatit të fundit të kompanisë prestigjoze ka qenë dyqani “Smart Mobile”.
Përgjatë rrugës e Durrësit tashmë nuk është vetëm “Kafe Flora” që bën histori por edhe “Smart Mobile” i cili konkuron bindshëm në tregun e pajisjeve telefonike.
Blerësit janë fotografuar para këtij dyqani ku kanë shfaqur interes që të bëhen pronarët e parë të iPhone 13.
Në fillim të këtij muaji, Apple zbuloi katër telefona të rinj që përbëjnë gamën e iPhone 13 – iPhone 13 mini, iPhone 13, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max – së bashku me një Apple Ëatch të ri dhe iPad mini.
Që nga mëngjesi i së Premtes, shumica e gamës së iPhone 13 është “përkohësisht jashtë stokut” në Amazon.
Dhe nësë bota e ka zgjidhur çështjen e shitjes, ne shqiptarët kemi “Smart Mobile” që mendon dhe vepron zgjuar për të qenë të parët me të rejat më të fundit në tregun e celularëve.
Nxito, zgjidh “Smart Mobile” për të surprizuar të dashurin apo të dashurën tënde me magjinë më të fundit të “Apple” i cili vjen me cilësinë me të mirë direkt nga fabrika.
Për më shumë informacion kontakto me ☎️0672020707 ose vizito 🔴smartmobile.al