Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën paraditen e sotme, ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se ka edhe viktima.
Fillimisht u raportua për një plagosje, ndërkohë të tjera detaje kanë dalë në dritë.
Dyshohet se bëhet fjalë për një atentat me armë zjarri, ndërsa viktimë dyshohet se ka mbetur një oficer policie.
Nga raportimet paraprake mësohet se polici me iniciale S.H. është qëlluar me armë zjarri dhe është gjetur në një kanal në Ishull Lezhë.
Ai ishte pjesë e patrullës së policisë që kontrollonin për kultivimin e kanabisit në zonën e Lezhës.
Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton per zbardhjen e saj.