Aktivistja Brizida Gjikondi ka reaguar e revoltuar për skenat e dhunës në Elbasan, sidomos për faktin se dy gra si Grida Duma e Monika Kryemadhi, janë shfaqur entuziaste për aktet e dhunës.
“Dje ishte një festë pagane! Ku epiqëndër është përherë Elbasani, djep i dijes dhe tolerancës!
Por dje Elbasanin e bënë kurban, e prenë në besë..
I dhanë një konotacion kriminal.
Çka ishte më e shëmtuara në këtë histori ishte përkrahja që i dhanë dhunës zonja Duma dhe Kryemadhi.
Po si mundet një grua, një nënë, të shoh bij nënash të tjera që rrihen e shqyhen e shahen me ulërima, si nuk ju prishet gjaku?! Mua më prishet!
Listat duhet te kenë në përbërje burra dhe gra dinjitoze, e përsëris dinjitoze!
Jo agresive, jo imorale, jo të korruptuara , duhet të jenë shëmbuj të gjallë morali, jo zjarrëhedhëse dhe gojëhelm. Nuk kemi nevojë për të tilla.
Vota dhe jo dhuna është fjala e parë dhe e fundit! Asgjë tjetër”, shprehet ajo.