Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai fitoi me shumicë votash në kongresin zgjedhor të LDK-së përballë kandidatëve Lutfi Haziri e Besian Mustafa. Kandidati tjetër, Anton Quni u tërhoq nga gara pak para votimeve.
Këto zgjedhje të brendshme erdhën pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, çka solli edhe dorëheqjen e kryetarit Isa Mustafa.
Kryetari i ri i LDK-së është ekonomist me profesion. Mediat në Kosovë evidentojnë se Abdixhiku është kryetari më i ri në moshë i LDK-së (37 vjeçar).
Ai ka përfunduar studimet për ekonomi në Prishtinë.
Ka marrë titullin magjistër dhe dhe doktor i shkencave ekonomike në universitetin e Staffordshire të Britanisë. Abdixhiku është pjesë e LDK-së që prej vitit 2017.
Është zgjedhur 3 herë deputet dhe ka qenë ministër i Infrastrukturës.