Në ambientet e Institutit Albanologjik të Kosovës, historianët e mbledhur kanë konstatuar se UÇK-ja qe nevojë dhe domosdoshmëri e kohës kur edhe veproi. Në sesionin shkencor të organizuar nga Instituti së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, të pranishmit ia kanë atribuuar UÇK-së meritat kryesore të Pavarësisë së Kosovës.
“Po të ishte për Ibrahim Rugovën dhe të tjerët që kishin qasjen politike për Kosovën, Pavarësia e Kosovës edhe tani kur flasim vështirë që do të ishte realizuar”, ka thënë historiani e ish-ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Paskal Milo.
“Ishte ai hezitim konsekuent dhe luftarak i Hashim Thaçit dhe i bashkëpunëtorëve të tij, ajo rezistencë e komandantëve të UÇK-së në terren që e bëri Delegacionin në Rambouillet të ishte më i mobilizuar, më i përgjegjshëm dhe më i kujdesshëm në vendimmarrjen historike që do të bënte”, ka thënë Paskal Milo
March 10, 2022
Plas debati në Kosovë/ Paskal Milo: Me Rugovën pavarësia zor se realizohej as sot, shyqyr ishte Thaçi
by gazetadrita