Tashmë Lulzim Bashës i kanë ikur të gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë pas humbjeve të njëpasnjëshme dhe mungesës së përgjegjësisë.
Ai tha se PD ka hyrë në një proces reflektimi por tjetër qëndrim kanë zyrtarët e selisë blu, raporton gazeta Drita.
Dhurata Çupi ka kërkuar gjithashtu dorëheqjen e Bashës.
Teksa po futej në Kuvend, Çupi u pyet nga gazetarët për qëndrimin e saj.
Ajo foli shkurt dhe ishte e prerë: “Basha të japë dorëheqjen”.
Çupi është një prej zërave më të rëndësishëm në PD ku është angazhuar prej kohësh në një sërë aksionesh oponente me qeverinë “Rama”.