Ministri i Diasporës, i njohur për ndonjë perlë që nxjerr nga goja nuk ka çuditur as hëtë radhë, ku Pandeli Majko ka argumentuar se pozicionimi i “gardës së vjetër” të Partisë Socialiste në fundin e listave të kandidatëve për deputetë, do të thotë më shumë angazhim për të mbledhur sa më shumë vota.
Majko u shpreh se pozicionimi i tij në vendin e 19 në listën e Tiranës, është një mesazh për të gjithë votuesit socialistë.
Aktualisht të gjitha ata që janë vendosur në vijën e zjarrit kanë vetëm një mesazh për t’i dhënë gjithë njerëzve: Ne po rrezikojmë sepse i gjithë komuniteti i votuesve tanë po rrezikon.
Imagjinoni nëse PS kalon në opozitë, goditjen kryesore nuk kanë për ta marrë deputetët e Partisë Socialiste, kanë për ta marrë njerëzit të cilët për shumë arsye dhe për hiç arsye do të pushohen nga puna.
Këtë e dimë, është një histori e njohur, e shkruajtur dhe e pashkruajtur. Vetë Rama është në mesin e listës.
Nëse këtë e ka bërë për veten e vetë, ne të tjerë pse duhet t’i kërkonim llogari. Rëndësi ka të fitojmë zgjedhjet dhe të jemi mburojë e njerëzve tanë”, u shpreh ndër të tjera Pandeli Majko.