Ish-deputeti Neritan Ceka ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Soiree’, në një puntatë që u ushte dedikuar qytetit të Elbasanit.
Ceka foli për kujtimet e tij në Elbasan, si dhe për qytetin e tij të zemrës në tërësi. Ai tregoi gjithashtu se gratë e Elbasanit janë të forta, madje rrëfeu rastin e gjyshes së tij, e cila mbante gjithmonë me vete një pistoletë.
“Gjyshja ime mbante një pistoletë, për të thënë se sa gra të forta që ishin. Prandaj mendoj që im atë iku dhe gjeti një grua shumë më larg. E gjeti në Selanik.”, është shprehur Neritan Ceka, i cili me këtë deklaratë shkaktoi shumë të qeshura në studio.