Neil Leifer (78-vjeçar) është mbase fotografi më i famshëm në botë i sportit të boksit.
Në 60 vitet e fundit ai ka fotografuar çdo përballje të rëndësishme në ring.
Neil Leifer ishte 13-vjeçar kur ndoqi një kurs të fotografisë për djem të familjeve të varfra.
Një kurs të tillë e kishte ndjekur edhe Stanley Kubrick. Në fund të muajit shtëpia botuese gjermane Taschen-Verlag do të nxjerrë në shitje një libër që përfshinë pjesën më të madhe të veprës fotografike të Neil Leifer. Libri titullohet: «Boxing. 60 Years of Fights and Fighters».
Libri peshon gati 9 (!) kilogramë. I ka 424 faqe.
Dhe kushton: 800 euro (në Zvicër: 1000 franga).
Foto e parë: Muhamed Ali bërtet, Sonny Liston përpëlitet në dysheme.
Më 25 maj 1965 Aliut iu deshën 1:46 minuta deri te nokauti.
Neil Leifer ishte 22-vjeçar kur e shkrepi këtë fotografi.
Foto e dytë: Cleveland Williams i shtrirë, Muhamed Ali duke triumfuar.
Foto e shkrepur më 1966.
Fotografitë: Authentic Brands Grou