Nga Neritan Seferkolli
Në fshatin Arrëz, Devoll organizohet një festë çdo vit në 20 Gusht. Qëllimi i kësaj feste është ritakimi i njerëzve të cilët janë larguar për arsye të migrimit dhe lëvizjes së popullatës drejt qyteteve dhe vëndeve më të zhvilluara sidomos drejt Greqisë.
Para 22 vitesh filloji dhe normalisht duke kaluar vitet diçka duke u përmirësuar.
Më parë kishte njerëz të cilët kontribuonin dhe rregullonin dritat e rrugëve të fshatit , nganjëherë dhe për tu paguar një traktor që hapte rrugët apo i sheshonte të paktën në 20 gusht.
Arrëza është ngjitur me Dardhën dhe gjithmonë ka dashur ti ngjajë por duke filluar nga intelektualët janë shum larg , për arsye se intelektualët e Dardhës i përdorin njohjet për të përmirësuar Dardhën , ndërsa inelektualët e Arrzës përdorin Arrëzën për të rregulluar veten.
Dardha organizon një festë çdo vit po në gusht por atje nuk ka njerëz që vijnë e bëjne propagandë për investimet në Dardhë , pavarsisht se Bulevardi me kalldrëm është shtruar dy herë dhe me çmim kushton sa tre rrugë Arrëze Miras . Ka disa vite mbas ardhjes në pushtet të Rilindjes , që propaganda e ka vjedhur dhe festën e Arrzës , tani ata njerëz që kan ikur nga syte këmbet ca bë Greqi e shumica nëpër Shqipëri , jan të detyruar të degjojnë fjalime politike të Partisë Socialiste me propagandë thuajse naziste .
Sot në Arrëzë kishte zbarkuar gjithë paria Socialiste për të mbajtur fjalimin në mintingun e tyre që përkon me vitin zgjedhor , ku Kryetari i Bashkisë rreh gjoksin se si u ndërtua rruga nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit , Deputeti i Zonës rreh gjoksin se si u ndërtua rruga nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit , Kryetarja e Këshillit të Qarkut flet se si u ndërtua rruga nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Nënprefekti flet se si u ndërtua rruga nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit .
Është e vërtetë që rruga u ndërtua por ka arsye , arsyeja është grabitja e tokave të ushtrisë nga Ministri Mbrojtjes në rrethinat e Gramozit dhe Nikolicë , rruga u ndërtua pasi firmat të lidhura me oligarkët provincial të Korçës kan rregjistruar veprimtari biznesi në fushën e Agroturizmit dhe skijve.
Se si po humbasin pronat banorët autoktonë të Nikolicës do ta flasim në nje shkrim tjetër , me fakte dhe deshmi personale nga të prekurit direkt.
Por sot po merremi vetëm me vjedhjen e festës nga propaganda . Të hënën do ketë një shkrim mbi projektin , për tju treguar banorëve por dhe gjithe Devollinjve që Deputeti nuk ndërton rrugë dhe infrastruktura ndërtohet mbi projekte dhe studime ekonomike jo nga dëshira individësh sikur po i japin lëmoshë , Arrëzarëve bujarë dhe fisnikë.