Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar se çfarë i kanë miq dhe zyrtarë amerikanë për Lulzim Bashën kur ky i fundit bënte takime me ambasadoren e SHBA.
Në takimin me Foltoren me gratë demokrate, ish-Kryeministri deklaroi se ka mësuar nga burime të tij se Basha i thoshte ambasadores që Sali Berisha i kishte vendosur regjistrues në zyrë.
“Burime amerikane më informonin mua se ky i thotë ambasadores të dalim nga zyra se kemi regjistrues te Berisha, më ka futur Berisha regjistrues.
A mund të imagjinoni ju një gjë të tillë? S’ka asgjë midis meje dhe tij këtu. Unë atë se pranoja kurrë për mandat të tretë në krye të opozitës dhe do gjeja 100 mënyra të vija te ju dhe t’i tregonim vendin se ky na çon nga disfata në disfatë.
Ndaj dhe ai bashkëpunoi për një vendim të cilin e përballoj vetë. Atë që unë nuk mund të pranoj në gjithë këtë gjë është sovraniteti”, u shpreh Sali Berisha.