Berisha ishte i ndjeshëm me fjalët drejtuar grave demokrate sot, por i ashpër me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Ish-kryeministri sot në foltoren me gratë demokrate, tha se si kryeministër apo lider i PD, ai kurrë nuk do të ketë një takim me diplomaten amerikane, nëse zonja Kim nuk i kërkon më parë falje.
“Dy fjalë duhet t’i them zonjës Ambasadore, e cila më shumë se interesat e vendit të saj, mbron politikat e Georg Soros. Në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha, duke shkelmuar kushtetutën e saj, nuk do t’i jap dorën. Dera e Berishës si kryetar PD apo kryeministër, do jetë gjithnjë e hapur për ambasadorin apo ambasadoren e PD me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarëdo funksioni të jetë, nuk do shkelë kurrë pa ju kërkuar ju të falur. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit, por ata që kemi përmbysur diktatorin që i ofronte shqiptarëve bar. Në zyrën tim e nuk do shkelësh kurrë pa i kërkuar falje demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.