Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën e PD grupit të Alibeajt, kandidatët e dalë nga “Primaret” do të futen në zgjedhjet e 14 majit me koalicion.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar, të thirrur nga Sali Berisha.
Ndërkohë Panorama TV ka mësuar se është mandatuar kryesia për të negociuar me aleatët.
Ndërkohë në një dalje për mediat, Edi Paloka tha se nuk do të humbasin kohë, por do të nisin që nesër procedurat për regjistrim.
“Ne kemi disa marrëveshje me aleatët dhe ndërkohë që jemi këtu po diskutohet me aleatët. Ne do të ndjekim të gjitha afatet për regjistrim dhe që nesër do të kemi regjistrimin e koalicionit tonë”, tha Edi Paloka, ndërsa nuk bëri të ditur emrin e koalicionit.
Paloka përmendi Partinë e Lirisë dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut si dy parti aleate.