Ish deputeti Kastriot Islami eshte shprehur se Edi Rama eshte misionar i se keqes, ndaj shqiptaret duhet te ngrihen dhe ta shporrin nga pushteti.
Islami akuzon kryeministrin socialist se misioni i tij eshte boshatisja e vendit.
Postimi i Islamit:
Rama ka për mision shkatërrimin e vendit dhe detyrimin e shqiptarëve të emigrojnë, pra të boshatisin vendin.
Për këtë nuk ka më dyshim askush, të paktën kjo është tashmë e qartë për më shumë se 65 % e shqiptarëve.
Ai kërkon mandatin e tretë, për të përfunduar misionin e tij, thënë ndryshe për ta bërë të pakthyeshëm boshatisjen e vendit.
Duhet të bashkohen të gjithë patriotët e ndershëm për ta penguar e shporrur me neveri këtë misionar të së keqes.
Gjithçka tjetër mbetet për t’u diskutuar e vendosur pasi vendi të shpëtojë nga kjo e keqe.