Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një video kuakuzon kryeministrin Rama se në 8 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim.
Ai thotë se tani është koha që ta largojmë Ramën, ndërsa shton se qeveria e re ka plane serioze dhe të zbatueshme për vendin.
“8 vite premtime të pambajtura, 8 vite dështime, Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Familjet tuaja kanë ngecur në baltë për shkak të dështimeve të Ramës. Asnjë premtim nuk ka mbajtur, dhe tani vjen me premtime të tjera boshe. Një kryeministër që nuk mban premtiumet e tij duhet të largohet. Ne kemi plane serioze dhe të zbatueshme për vendin. Angazhime të cilat do të nisim t’i zbarojmë prej ditës së parë. Dhe angazhimi ynë i parë është: Nëse nuk i përmbushim angazhimet tona ndaj jush, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër. Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë, për të ndryshuar Shqipërinë. Ka ardhur koha ta largojmë Edi Ramën! Ta marrim Shqipërinë në duart tona dhe të bëjmë realitet shpresat dhe pritshmëritë e çdo shqiptari.”, shprehet Basha.