Shefi i Kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti u arrestua me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Gazetari Elton Qyno ka zbuluar se Prifti kishte denoncuar në polici pak muaj më parë një person për kërcënime ndaj tij për shkak të detyrës.
Mjeku akuzonte për kanosje Leonard Selmanajn, pasi përmes mesazheve e telefonatave i kërkonte Priftit kthimin e një shume monetare që pretendonte se i kishte dhënë për operimin në zemër të nënës së tij.
Leonard Selmanaj, është njeriu që dyshohet se ka kallëzuar në SPAK, doktorin Edvin Prifti, ndërkohë që Ora Neës ka mësuar se edhe mjeku ka depozituar kallëzim penal ndaj qytetarit Leonard Selmanaj nga qyteti i Lushnjës.
Selmanaj ishte nën hetim nga Prokuroria e Tiranës që prej muajit dhjetor 2020 për akuzën e “Kanosjes”.
Prokuroria kishte marrë të gjitha bisedat e zhvilluara në “ËhatsApp”, mes kardiologut Edvin Prifti dhe Leonard Selmanajt.
Në mesazhe duket se Selmanaj e ka kërcënuar me jetë mjekun Edvin Prifti, pasi ai i kërkonte shumën e parave që i kishte dhënë për operacionin e nënës.
Fillimisht qytetari e ka falenderuar mjekun për operimin e të ëmës, po konflikti ka nisur pasi personi që ishte operuar disa muaj më parë, ka ndërruar jetë pasi dyshohej se ishte infektuar me Covid-19.
Sipas informacioneve të gazetarit pranë prokurorisë së Tiranës, thonë se kardiologu, Edvin Prifti, ka zhvilluar dhe një takim me kryepolicin Ardi Veliu, të cilit ia ka treguar të gjithë zanafillën e problemit me qytetarin.
Pas arrestimit nga SPAK kujtojmë se policia gjeti 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë në banesën dhe zyrën e mjekut Edvin Prifti.