Deputetja Grida Duma, e cila njëkohësisht është edhe nënkryetare e PD-së, është shprehur se “PD është një një periudhë reflektimi dhe kritike”.
E ftuar në News 24, Grida Duma në mënyrë indirekte ka sulmuar ata që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilët tha se “mbështesin liderin e së shkuarës”, raporton gazeta Drita.
E pyetur nga gazetarja në studio “Ata që mbështesin Berishën janë demokratë?”, Grida Duma u përgjigj: “Mbështetësit e Berishës janë plotësisht demokratë. Mendimet e tyre duhen respektuar. Kanë ndjekur lidershipin e kaluar, dhe detyra e liderishipit e hierarkisë së saj është që bashkoi të shkuarën me të ardhmen. Armët, fuqinë etj. Mos i preket historia e tyre për të cilët duhet të jenë krenarë. Bashkë me partnerin SHBA ti çojë në fitore. Kjo nuk është idealizëm, por detyrë. Nuk them këtu çfarë duhet bërë ndryshe. Nuk i jap ndonjërit këshillë personale, s’e kam këtë delir. Nuk i jap dot keshilla njerezve qe kane 30 vite ne politike. Padiskutim që sot lëmë mënjanë vendimet e marra apo kushtëzimet mbi to, për të parë për të ardhmen. Kjo i duhet demokratëve, pas të gjithave këtyre na duhet PD e bashkuar. Demokratët duhet të jenë sup më sup.”
Deputetja Duma u ndal edhe tek vendimi i Bashës, për të përjashtuar Sali Berishën, nga grupi parlamentar i PD, raporton gazeta Drita.
Ajo ka thënë se “zgjodhi të keqen më të vogël”.
“Ishte një akt vendimmarrës i Bashës, nuk e përcolli në anëtarësi.
Por, përgjegjësia ndaj demokratëve është se ata meritojnë një PD të bashkuar.
Nëse shikon atë që tha Basha në fjalimin e tij, ishte një vendim personal. Ai tha se është një vendim që e mban ai përgjegjësinë. Basha zgjodhi të keqen më të vogël”-tha Grida Duma, përcjell gazeta Drita.