Gjatë vizitës së tij në Lion, Presidenti francez Emmanuel Macron u godit me vezë, ndërkohë që ndodhej mes turmës së njerëzve. Pamjet e incidentit pushtuan në fare pak kohë rrjetet sociale…
Në to Macron shihet teksa po përpiqet të çajë turmën e njerëzve, kur papritur dikush e godet me vezë nga pas, përcjell gazeta Drita.
Në Qershor, Macron u godit me shuplakëteksa po takonte qytetarët në rajonin e Drome të Francës juglindore. Në këtë rast, qytetari i cili u ndalua nga policia, përveç shuplakës thirri “Poshtë Makronizmi”.