Ditën që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhej në vizitë informale në Athinë, qeveria greke ka njoftuar se dërgoi projektligjin në parlament për zgjerimin me 12 milje në Jon. Kryeministri është takuar me ministrin e Jashtëm Niko Dendias dhe kryeministrin Qiriako Mistotaqis, me të cilët diskutoi kryesisht cëshjen e përcaktimit të kufirit detar në Jon. Pak para vizitës së tij, mediat në Athinë shkruanin se qeveria greke po përgatiste dosjet për dërgiimin e ndarjes së detit në Hagë. Por kjo nuk duket të ketë qënë “‘supriza” e vetme e Mitsotaqis.
“Projekt-ligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme u paraqit në Parlament për “përcaktimin e gjerësisë së zonës bregdetare në zonën detare në Jon deri në Kepin Tainaro të Peloponezit“, shkruan gazeta “Protothema”. Projekt-ligji që zgjeron Greqinë me shtrirjen në 12 milje detare në Detin Jon, është planifikuar të paraqitet në Komisionin kompetent për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen të martën e ardhshme, 12 dhe 15 Janar dhe do të votohet në 19 janar 2021” thuhet në artikullin e mediave greke.
Vendimi vjen po ashtu pasi pak ditë më parë përmes një dekreti presidencial, Greqia mbylli gjiret.
Qeveria greke planifikon të zgjerohet në Jon, duke nisur nga ishulli pothuajse i pabanuar i Othonoit, përpara se çështja e kufirit detar me Shqipërinë të shkojë në Gjykatën e Hagës.
Në një deklaratë të Dielën, Ministria e Jashtme greke tha se dekreti u lëshua në përputhje me ligjin që ratifikon Konventën e KB të 1982 mbi Ligjin e Detit.
“Dekreti Presidencial thekson se Greqia rezervon të drejtën, siç buron nga Konventa për Ligjin e Detit, për të ushtruar të drejtat e saj përkatëse në zona të tjera të territorit të saj,” tha ministria.
Mbyllja e gjireve dhe zgjerimi me 12 milje interpretohet nga Greqia si zonë automatike ekskluzive e saj, përfshirë këtu edhe burimet e mundshme të gazit dhe naftës që mund të gjenden në tabanin e detit brenda këtij territori.
Me zgjerimin në 6 milje dhe me mosklasifikimin si gjire të mbyllura të gjireve në ishujt e Greqisë, përcaktimi i zonave ekskluzive ekonomike mes dy vendeve do të niste nga distanca e 6 miljeve dhe me vijë të lakuar sipas gjireve. Por, me ndryshimet në fjalë diskutimet për zonën ekskluzive ekonomike mund të nisin nga 12 milje për palën greke, me gjire të mbyllura dhe vijë të drejtë, që mund të bjerë ndesh me Konventën Ndërkombëtare të OKB-së përmes njësoj të ishujve grekë me dheun kontinental shqiptar.
Dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën e Hagës u ra dakord gjatë vizitës së muajit tetor në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Dendias përshëndeti dakordësinë e gjetur gjatë takimit me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa një ditë më vonë njoftoi nga Athina se adresimi i çështjes tek Gjykata Ndërkombëtare do të bëhej pasi Greqia të zgjeronte ujërat me 12 milje.