Referuar mitingut të 25 Marsit, ku Partia Demokratike mblodhi mijëra njerëz në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kundërshtim të masave AntriCovid, erdhi edhe një sqarim nga Sekretari i Përgjithshem i PD.
I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli për mungesën e liderit historik të PD në miting, Gazmen Bardhi tha se ai kishte probleme shëndetësore.
“Zoti Berisha dhe zoti Paloka munguan për arsye shëndetësore. Kjo është arsyeja pse nuk ishin prezentë. Unë nuk jam mjek dhe t’ju shpjegoj se çfare kanë. Por për arsye shëndetësore dhe të pandemisë, nuk ishin prezentë” – tha Bardhi.