Forcat zjarrfikëse kanë gjetur trupin e Arjan Salës, pas më shumë se 59 orësh kërkime dhe betejë me flakët te qendra tregtare Casa Italia. 33 vjeçari u fut pasditen e 24 marsit në magazinën e objektit për të shpëtuar punonjësit nga flakët, por mbeti vetë brenda.Rreth orës 01.40 minuta pas mesnate, forcat zjarrfikëse kanë mundur të gjejnë trupin e pajesë të shefit të sigurisë së qendrës tregtare.
Për shkak të materialeve që ndodheshin në magazinë, zjarr ishte i madh dhe temperatura dje sipas ekspertëve zjarfikës, i kalonte 1 mijë gradë celsius, ndaj ndërhyrja deri në vatrën kryesore ishte e pamundur, sepse objekti ishte në katin -1 dhe nuk kishte ventilim.Zjarrfikësit e angzhuar në këtë operacion u detyruan të thyenin soletën për të hyrë brenda në magazinë.
Dy ditë më parë Komandanti i forcave të Tiranës Saki Sheshi, u shpreh për mediat se temperatura ishte aq e lartë saqë zjarrfikësit hidhnin ujë vazhdimisht në katet e mësipërme, që të mos shembej e gjithë godina.
Fatkeqësisht, pas 59 orësh kërkime, Arjan Sala është nxjerr i pajetë nga magazina ku hyri dhe shpëtoi të gjithë kolegët, por vetë nuk arriti të dilte.