Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë ‘Rama 1”, Ylli Manjani, ka deklaruar se të gjithë të ashtuquajturat “xhaketa të vjetra”, duket të largohen nga politika.
Sipas tij jo vetëm, Berisha por edhe Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, duhet të ikin nga skena politika.
“Sa për kujtesë, atyre që kanë merakun e xhaketave të vjetra në politikë.
Përtej diferencave të moshës biologjike Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta e shumë të tjerë, kanë të njëjtën kohë qëndrimi në politikë.
Në 1990 e kanë filluar aktivitetin politik dhe ende vijojnë, pavarësisht roleve që kanë apo intensitetit me të cilin bëjnë politikë”, ka shkruar Manjani në rrjete sociale.
Ai shkon më tej duke se thënë se Rama dhe Berisha kanë një histori prëplasjeje brenda PD, në kohën e themelimit të saj.
“Madje, Edi Rama e Sali Berisha kanë një histori përplasje brenda PD në ditët e para të themelimit të saj…
Këto janë fakte, jo llafe.
Prandaj ose këto janë gjithë në bllok xhaketa të vjetra dhe duhet të hapin krahun, ose s’ka kuptim që dikush u dashka të largohet e dikush tjetër jo, për shkak të konceptit “xhaketë e vjetër”, është shprehur më tej Manjani.