Nga Juxhin Mustafaraj
Ndjeva keqardhje sot për vajzat dhe gratë e Partisë Demokratike që në një akt tërësisht të panevojshëm, në mundësinë që kishin për të zgjedhur apo jo një grua në krye të Kuvendit të Shqipërisë, nuk e shprehën vullnetin por grisën votën e tyre.
Pothuajse kam njohje me secilën prej tyre dhe i çmoj për integritetin dhe profesionalizmin, ndaj edhe nuk u ndjeva mirë që në një akt të pavlerë politikisht nuk i dhanë vlerë votë së tyre të parë në Parlament.
Duke shpresuar që të vlerësojnë pritshmëritë e shoqërisë por edhe votat e simpatizantëve të forcës së tyre politike, uroj që ky të jetë akti i fundit pa vlerë politike, qoftë kjo edhe si një nevojë për të shmangur rrjedhjen e votave të forcës së tyre politike!