Nga Bledi Mane
E vetmja burrneshë në atë shtëpi të nëmur ke mbetur ti ndaj mos hezito, çohu e vepro tani.
Natën nëpër errësirë teksa ata përpëliten në gjumë të djersitur nga ankthi i ëndrrave, ti si xixëllonjë kontrollo sirtarë e sepete e kasaforta e mos u ler gjë, mbush torba me lekët e krimit dhe zhduku.
Ik përpara se të vijë Spak-u t’ua kontrollojë çdo zgëgj ku kanë fshehur mëkatet, vrasjet, korrupsionin dhe dallaveret e 30 viteve e me pranga do i nxjerrin një e nga një nëpër rrugët e qytetit.
Mos u mëdysh Armina, çohu, lëviz, hidhu në aksion. Ata janë të gjithë të mbaruar.
Viçidoli i përzuri, Washingtoni i përzuri, Luli i përzuri. Kanë mbetur vetëm, nuk i do asnjë.
Ja konkretisht ti e do Shkëlzenin?Përlaua paratë me të cilat nuk u ngopën, nëpër errësirë largohu pa rënë në sy dhe eja të pres te zyra e Gaz Bardhit.
Takohemi të tre atje!