Kandidatja për deputete në qarkun e Dibrës Dhurata Çupi ka vijuar takimet në njësinë administrative Gurrë ku është njohur me problematikat e zonës.
Çupi ka dialoguar me banorët ku ka ofruar zgjidhjen e saj lidhur me vështirësitë e shtuara për shkak të braktisjes.
Në fshatrat Gurrë e Madhe, Mishtër, Dom, dhe Shulbater Çupi u takua me komunitetet përkatëse të cilët i shprehën se ndihen të braktisur, të diskriminuar, të harruar nga qeveria.
Ndërkohë, në këtë zonë ka akoma familje që jetojnë në çadër. Kryefamiljari i tha Dhurata Çupit se jeton në çadër prej nëntorit 2019, me fëmijë të vegjël dhe pa asnjë ndihmë, pasi askush nga përfaqësuesit e shtetit nuk jep një zgjidhje.
“Në 8 vjet ju keni përjetuar në çdo aspekt dështimin e kësaj qeverie, e cila vetëm ju ka rënduar, pa ju ndihmuar fare. Për shkak të kësaj qeverie, Dibra është sot një nga zonat me largimin më masiv të njerëzve dhe ne këtë duhet ta stopojmë. Qarku i Dibrës është një nga zonat ku qeveria e PD do të investojë me prioritet për të ndalur shpopullimin dhe për të siguruar një jetë normale për banorët”, tha Çupi.
April 1, 2021
Çupi viziton fshatrat në qarkun e Dibrës: Investimet për fshatin prioritet për qeverinë e PD, ndalojmë shpopullimin dhe largimet masive
by gazetadrita