Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar sërish sot një protestë kundër projekti Tumanë-Kashar.
Një nga protestuesit ka ironizuar ministren e Infrastrukturës, ndërsa kanë theksuar së Bërxulla është bërë e lakmueshme si suxhuku i Kosovës.
“Bërxullë ç’të gjeti në tre pjesë të ndau mbreti. Të ndau mbreti e u bëre shumë i lakmueshëm si suxhuku që prodhohet në Kosovës. A moj Balluku sa qejf e ke, suxhukun për vete e do. Ky popull po jep shpirt dhe po bën sakrificën më të madhe. I kemi bërë thirrje shtetit. Nuk pranojnë të vijnë ata që kanë unaza dhe ora të kushtueshme”, ka thënë qytetari.
Nga ana tjetër, një qytetar theksoi se nuk do të heqë dorë nga e drejta e tij, teksa i bëri thirrje policisë të mbrojë banorët.
“Mos harrojnë se do të vijnë të kërkojnë votën. Turpi më i madh i një deputeti që merr votën dhe e shfrytëzon. Unë do t’i zë derën Sali Berishës, ditë tjetër presidentit edhe kryeministrit. Nuk kam frikë farë. I bëj thirrje edhe Policisë të na marrë në mbrojtje dhe të mos na lërë rrugëve”, u shpreh një protestues.