Nga Dorian Matlija
Nuk eshte skandaloz vendimi i gjykates per vrasesin e Klodian Rashes.
Eshte skandaloz sistemi ligjor. Gjykata dha 15 vjet denim kur vepra denohet nga 10 deri 20 vjet burgim.
U ul 1/3 e denimit prej gjykimit te shkurtuar. Me pas ka perfitime te tjera per ulje te periudhes se burgimit dhe lirim para kohe, si dhe koha e paraburgimit llogaritet duke e shumezuar me 1.5.
Ne total personi del nga burgu ndoshta edhe per 6-7 vjet.
Ku eshte faji i gjykates ketu? Qe nuk dha maksimumin? Po si i behet qe maksimumi jepet per ata qe jane denuar me pare dhe qe kane nje tufe me rrethana renduese?
Me llogarite e mesiperme, edhe maksimumi po te ishte dhene, do shkonte prape 8-9 vjet.
Prape shume pak per ndjeshmerine publike, apo jo?
Nuk ka faj gjykata per ligjet.
Ato i ben Kuvendi qe eshte ne dore te pak njerezve politike.
Nese nuk do ishte kufiri maksimal i denimit prej 20 vjetesh, situata do ishte ndryshe.
Nese nuk do kishte gjykim te shkurtuar per vrasjet (qe te themi te verteten nuk ka asnje perfitim ekonomia gjyqesore nga gjykimi i shkurtuar i aq pak ceshtjeve te kesaj natyre), situata do ishte ndryshe.
Nese do te kishte sistem strikt dhe te kontrolluar te uljes se denimeve, situata do ishte ndryshe.
Nese do beheshin hetimet shpejt dhe gjykimet shpejt (bashke me apelin), situata do ishte ndryshe.
Por ja qe askush nuk merret me ligjberesit, kur keta te fundit nuk marrin masa legjislative dhe per me keq akoma zbrazen prokurorite dhe gjyqesorin me idene e djepit bosh qe eshte me i mire se me shejtanin brenda…
July 14, 2021
Avokati i njohur skanon dosjen e vrasësit të Klodian Rashës: Ja pse ish polici do bëjë veç 6-7 vjet burg dhe skandali me ligjin e Kuvendit
by gazetadrita