Imami i mirënjohur Ahmed Kalaja i pyetur për njerëzit me orentim seksual të njejtë, LGBTI, për faktin qe shpesh iu thuhet se kanë dalë nga “rruga e zotit”, se çfarë mendon si Imam, dhe nëse ka vend në fe për ta, u shpreh se:
“Njeri pa mëkate nuk ka. Edhe kjo gjë konsiderohet mëkat në fe. Por, një njeri i cili ka prirje të tilla nuk mund të konsiderohet i pafe, ose i dalë nga feja. Pra një njeri i tillë mund t’i falet Zotit 5 herë në ditë, mund të agjerojë Ramazanin. Nuk e pengon asgjë. Se çfarë ka ai? Jo të gjithe rastet janë njësoj. Ka raste për shkak të rrethanave të jetës që i ka çuar në këtë lloj prirje, dhe kemi raste të tjera qe me të vërtetë mund të jenë qysh në lindje. Gen përgjegjës për këtë prirje nuk ka, por askush nuk e mbyll derën e Zotit. Kam pas pyetje dhe nga njerëz të tillë dhe i jam përgjigjur dhe i kam drejtuar tek falja e namazit”- u shpreh ai.
Më tej, i pyetur për njerëzit që konsiderohen të pamoralshëm dhe a pranohen ata në xhami, hoxha u shpreh: “Pse mos të vinë? Xhamia nuk është ngritur për engjëjt. Xhamia është ngritur pikërisht për këtë kategori njerëzish. Në xhaminë timë ka ardhur lloj lloj kategorie dhe janë përmirësuar”- u shpreh ai.
April 11, 2021
“A lejohen homoseksualët në xhami?”, imam Ahmed Kalaja: Nuk është vetëm për engjëjt
by gazetadrita