Krahasuar me vitet e shkuara, fushata elektorale e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës paraqitet e zbehtë dhe pa peshën e duhur politike me të cilën jemi mësuar ta shohim gjatë zgjedhjeve të tjera.
Pavarësisht strategjisë që ka zgjedhur “selia rozë” për të organizuar fushatën, ajo që vihet re në Korçë është një format i dobët për të shkuar tek qytetarët me qëllim maksimalizimin e votave.
Për këtë do mjaftonte të krahasoje qarkun e Korçës me qarqe fqinje të tjera si Elbasani, apo Gjirokastra, pa shkuar më tej me Fierin apo Vlorën ku diferenca duket akoma më e madhe.
Gjedja e vështirë në terren dhe epërsia që ndjehet me aktivitete nga kundërshtarët politikë, duket se ka atakuar drejtpëdrejt drejtuesin politik të këtij qarku Niko Peleshi.
Roli i këtij të fundit është parë si i paqartë nga shumë socialistë të Korçës të cilët kanë bërë kalkulimet e para të situatës duke ngritur hipoteza dyshimi se Peleshi i ka “hapur portën” dyshes Ervin Salianji dhe Edmond Spaho për të balancuar rezultatin final, apo marrë më shumë vota.
Krahasuar me zgjedhjet elektorale të shkuara, Peleshi duket se ka dalë përtej kostumit me të cilin jemi mësuar ta shohim duke paraqitur një rol më të tërhequr dhe indiferent.
Dyshimet lidhen edhe me faktin se prej vitesh është përfolur për lidhjet e ngushta që ish zv.kryeministri ka mbajtur me zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike dhe “borxhet” e vjetra politike që thuhet se ka ndaj tyre.
Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga 25 prilli, rrezultatet në qarkun e Korçës paraqesin një pikëpyetje të madhe për socialistët duke pasur paqartësi mbi rolin që po luan ministri i Mbrojtjes.
Gjithësesi, dita e votimeve do saktësojë nëse bëhet fjalë për një sfidë, për një strategji apo për një pazar në kurriz të socialistëve korçarë.
April 11, 2021
Niko Peleshi ngjall dyshime në Korçë, i “hap portën” Salianjit dhe Spahos?
by gazetadrita