Pas publikimit të telegramit të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden ku i kërkonte Serbisë që të njohë Kosovën, ka reaguar presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Në një deklaratë për mediat, Vuçiç ka thënë se nuk do të pranojë njohjen e Kosovës, pasi kjo nuk është një akt ndërkombëtar.
“Njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës nuk qëndron në asnjë akt ndërkombëtar. Unë e kuptoj se ka një politikë të re amerikane, por përgjigja ime është e njëjta, siç ajo që dhashë në shtator po në Shtëpinë e Bardhë. Unë tashmë u kam thënë atyre një herë ballë për ballë se çfarë mendoj për njohjen e ndërsjellë dhe përgjigja ime nuk do të jetë ndryshe”,- tha Vuçiç.