Forcat politike duket se kanë ndezur ndjeshëm motorët e fushatës elektorale ku përfaqësuesit e tyre janë duke përshkuar të gjitha hapësirat në terren për të bashkëbiseduar me votuesit dhe për të përcjellë programet elektorale.
Së fundmi, ish deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka qenë në Xibër të Klosit ku tregon edhe disa nga problematikat e kësaj zone.
Shqetësim kryesor ngel infrastuktura e cila sipas saj ka sjellë edhe një sërë pasojash.
“Në Xibër , Klos, ku rriten domatet me të shijshme në Shqipëri, sipas specialistëve , por vështirësia e tregut dhe mungesa e infrastrukturës, bën që të prishen në oborret e familjareve…”, shkruan Çupi në Facebook.
February 7, 2021
Ish deputetja prezanton vendin ku rriten domatet me të shijshme në Shqipëri: Vështirësia e tregut dhe infrastruktura bën që të prishen në oborr
by gazetadrita