Mbrëmjen e djeshme Policia e qytetit të Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët kishin thyer kufirin e orarit të lëvizjes, vendosur në situatën e krijuar nga pandemia.
Sipas Komunikatës për shtyp të nxjerrë nga Drejtoria e policisë së qarkut Berat, ngjarja ka ndodhur në orën 22:15 në lagjen “Donika Kastrioti”, ku pas një kontrolli rutinë të forcave të rendit u identifikuan shtetasit Andrea Fusha 20 Vjec dhe Enea Aliu, 27 vjeç të cilët u gjetën jashtë banesave të tyre në orarin e ndalimit të lëvizjes.
Sipas familjarëve dhe dëshmitarëve, që ndodheshin në momentin e ngjarjes, ndaj dy të arrestuarve është përdorur dhunë si pasojë e së cilës Andrea Fusha ka marrë plagë të shumta në trup.
Lidhur me këtë ngjarje, ka folur avokati Gentian Sejrani i cili është duke ndjekur çështjen institucionalisht.
–Ndalemi te rasti për të përcjelle dhe te tjera detaje pertej , pra vijojnë që të mbahen të dy të rinjtë në paraburgim dhe në çfarë akuzash?
Nuk kemi të bëjmë me raste sporadike, por kemi një dhunë sistematike kundrejt të varfërve, kundrejt minoritetit rom dhe egjiptian.
Bisedën dua ta filloj me rastin e Enea Ftoit, ku familjarët akuzuan policinë e Korçës për vdekjen e djalit të tyre në rajonin e policisë si pasojë e dhunës së marrë.
Rasti më i fundit është dhuna e ushtruar ndaj dy të rinjëve të komunitetit egjiptian, një rast të cilin unë e ndoqa personalisht dhe kontaktova me dy djemtë.
Është një rast i tmerrshëm dhe nuk dua të mendohet se në shtetin shqiptar të ketë efektiv të tillë policie që reagojnë kundrejt dy të rinjëve, ku një i ri 20 vjeçar që është 15 minuta pas mbylljes së orës policore ka dalur nga babai i tij për të blerë cigare, e theksoj cigare pasi nuk kanë mundësi ekonomike që të blejnë një paketë ctë plotë. Aq të varfër këta të rinj dhe dhunohen nga dy policë rreth orës 22:15 dhe në një distancë prej 15 metra nga shtëpia e tyre.
Kjo është e faktuar edhe nga dëshmitarë dhe nga zonja që u prononcua në video. Shkaku që ka acaruar punonjësit e policisë ka qenë reagimi i Andreas për mënyrën e trajtimit se në mënyrë të pabarabartë, pasi në të njejtin moment dhe në të njejtin vend kanë qenë edhe dy persona të tjerë të maxhorancës dhe policia me atë dy nuk është marrë fare.
Çfarë do të thotë të maxhorancës ?
Që janë të rinj që nuk i përkasin komuniteti rom apo egjiptian dhe janë popullsi e maxhorancës. Për ato nuk është marrë asnjë masë dhe nuk është bërë asgjë, ndërsa dy të rinjtë e minoritetit egjiptian janë dhunuar për shkak se kanë kërkuar nga efektivët që të trajtohen në mënyrë të barabartë.
Problemi tjetër ka të bëjë me Enea Aliun, i cili në kontaktin që kisha me të më thoshte se si do të ushqehen mbesat dhe prindërit e mi, pasi ata janë të dy të sëmurë.
Pra, shqetësimi i tij ka të bëjë se çfarë do të ndodhë me familjen, pasi po mbahet padrejtësisht në paraburgim.
Me çfarë akuzash po mbahen brenda dy të rinjtë?
Akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Beratit kanë të bëjnë me kundërshtimin e forcave të rendit, por nga deklarata e dy të rinjëve thuhet se nuk ka të bëjë me një gjë të tillë, thjesht kanë kërkuar të trajtohen në mënyrë të barabartë dhë të trajtohen njëlloj si maxhoranca.
Çfarë dhunë ka pësuar Andrea Fusha?
Është dhunuar dhe ka marrë një goditje në kokë, i është bërë edhe skaneri dhe ne kemi kërkuar sot që të marrim kartelën të mjekimit, ekepertizën edhe mënyrën sesi është trajtuar pranë spitalit të Beratit.
Nesër do të jetë masa e sigurisë dhe unë shpresoj që ata të lirohen, nuk besoj se po mbahen drejt në paraburgim. Të dy e thonë shumë qartë: se nëse kemi bërë një shkelje le t’a vuajmë, por nuk kemi bërë shkelje, u dhunuam dhe nuk u trajtuam në mënyrë të barabartë.