Vendimet e kryedemokratit Lulzim Basha për të rikthyer në skenën politike një pjesë të figurave të eleminuara nga Komisioni i verifikimit në PD, ka ngjallur mjaft diskutime.
Një prej tyre ka qenë edhe analisti Andi Bushati i cili ka ironizuar procesin e marketuar nga kryedemokrati Lulzim Basha si një risi në politikën shqiptare.
Bushati ka publikuar një fotografi jashtëqitjeje të cilën me ironi e quan “Komisioni i verifikimit PD”
Komisioni i Vlerësimit të Kanidatëve i ngritur në Partinë Demokratike nga kryedemokrati Lulzim Basha u kritikua qysh në fazat e para duke u cilësuar si një farsë që synim parësor kishte veç eleminimin e figurave kritike ndaj Bashës.