Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, emri i të cilit është përmendur gjithashtu në aferën e inceneratorëve, reagoi sot gjatë fjalës së tij në Kuvend në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit të PS-së, Alqi Bllako.about:blank
Ahmetaj iu dejtua opozitës duke i thënë që ta lënë drejtësinë të bëjë punën e saj dhe të kursejnë historitë me burgje që po tregojnë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se taksa e përdorur nga qeveria është në favor të qytetarëve dhe kjo duhet qartë nga tatimi mbi të ardhurat që ato kanë.about:blank
“Kushdo qoftë që ka histori interesante me burgjet, lëreni-drejtësinë të bëjë punën e vet dhe mos hajdeni këtu si prokurorë. Debati në duhet që të hiqen taksat apo të mbështeten qytetarët. Historia personale e secilit nga ju tregon që ju keni mbështetur oligarkinë jo ne.about:blank
Nafta për fermerët do të thotë që të vijojë të mbillet, plugohet dhe të përdoren mjetet dhe fermerët të mos e ndiejnë çmimin, ka shkuar në 14 milionë dollarë. Te transporti publik paguhet 1 mijë lekë të reja, kur ministrja tha që të përdorët sa më pak makinat ju nuk e dëgjuar shqiptarët jo, në mars konsumimit të naftës ka shkuar në gjys për gjys. Revista konsumatorë e përshëndet këtë.
Me ndryshimin e bërë në tatimin mbi të ardhurat janë mbi 425 mijë të punësuar që paguajnë zero taksë, 58 mijë ose 98.3 5 e totalit me pagë nga 40-50 mijë që paguajnë vetëm 0.7 5 taksë të pagës bruto dhe janë 166 mijë që paguajnë nga 1.5 deri në 9 % tatim mbi pagën bruto. Nëse sot do të ishte taksa famëkeqe prej 10% do të paguhet 36 milionë dollarë”, ka thënë ai.