Nga Mitro Çela
Mitro me pseudonim?!
Si zakonisht ora 20:00. Brigjeve të Liqenit Artificial. Vetëm. Ezmerka tre herë në javë ka joga.
Para meje një vajzë seksi. Ula ritmin. Tanga si fije spango… Duke ëndërruar atletja m’u fut në ullukun mes shëtitores. Humba ekulibrin… dhe u vara te krahu i çupës.
Një ulërimë. Kryqëzoi duart.
– Uaaa! Më tromakse?!
– Më fal! – belbëzova.
– Uaaa! Salsano! Të adhuroj! Fantastike! Si në ëndërr! Më quajnë Alma!
– Salsano sikur është tullë! Unë kam ca lesh, – ia ktheva.
– Në skenë. E di. Je gagaç dhe tullac. Pse injorante jam unë? Mjeshtrat e portokallisë bëjnë si të gjallë Ramën, Bashën dhe Berishën. Kaq vështirë për të bërë një kokë pa qime?
– Nejse… Më quajnë Mitro…
– Uaaa! Pse Salsano është pseudonimi i Mitros? E bukur! Bën për mua një rol si gagaç? Të lutem!
Mbeta si peshku pa ujë. Mua gjithë jetën më ngatërrojnë. Në vitet 90 – të më ndillnin Blerim Çela, ish kryetar i KLSH – së. Pastaj Kudret Çela, ish ministër i Drejtësisë. Më vonë Musa Ulqini, ish ministër i Informacionit. Kulmi qe, kur dikush më ndolli Piro Misha. Me asnjë nuk afroj. Ndaj nuk e bëj me faj vajzën. Por si të bëja dy role? Edhe Salsano. Edhe gagaç. Sikur ta provoja?
– Dua të të qi…
– Uaa! Sa kurajo! U bëra 22 pranvera dhe askush nuk ma ka kërkuar që në takimin e pare!
– Jam në rol. Dua të të qi…ras…
– E shikon që je Salsano?! – tha çupa.
– …me kar…
– Vetëm seks oral. Jam e virgjër. Domethënë dje u qepa. 70 euro më mori një maskara doktor… E di pse u qepa? Ka ardhur në Tiranë një italian. Ka dëgjuar legjendën e virgjëreshave malësore. Donte një të tillë. Më ka mua. Malësore nga Dukagjini. E virgjër… me doktor.
– Dua të të qi…ras me një kar…kalec të zgarës…
– I madh! Shkëmbejmë telefonat?… Gallatë. Do çmenden shoqet…