Analisti Enton Abilekaj thotë se Partia Demokratike sot po mbahet peng nga “ndjenjat” e Enkelejd Alibeajt, duke i’u referuar deklaratës së tij se “ndihet drejtues i PD”.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti deklaroi se Enkelejd Alibeaj ka mbledhur një forum që nuk ekziston, të cilën e quan “kryesi” të PD, por në fakt nuk ka kuorum dhe nuk ka legjitimitet të drejtojë Partinë Demokratike.
“Sipas statutit të PD, kur kryetari mungon gjatë cakton një nga nënkryetarët. Kur kryetari jep dorëheqjen, mblidhet Këshilli Kombëtar dhe cakton një nga nënkryetarët për të drejtuar partine.
Ky është problem i madh ligjor. Kemi përfaqësi jo legjitime të PD. Ai zotëri (Alibeaj) thotë ndihem kryetar, por nuk është. Përveç ndjenjave të veta, nuk ka asgjë, sepse nuk ka plotësuar statutin.
Ky zotëri ka marrë këtë në datë 18 mars si dhuratë nga kryetari? Por kryetari ka dhënë dorëheqjen ndërkohë.
Këta tani mbledhin një forum që nuk ekziston, një kryesi që nuk ka kuorum. Mbledhin një që e quajne kryesi dhe marrin edhe 18 deputetë, për të bërë një mbledhje. Nu kanë kuorum dhe nuk kanë parti. Si mund të dalë ai pa mbledhur asnjë forum? Mblidh forum dhe thuaj ky forum mori këtë vendim. Jo një njeri që thotë me ndjenjë dhe ndjenjat e tij të mbajnë peng një parti. Ai mblodhi forum që nuk ekzsiton”, deklaroi ndër të tjera Abilekaj.