Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur të tjera detaje rreth zjarrit në komisariatin numër 5 ku humbi jetën 26 vjeçari Arben Mici.
Lala zbulon se Mici ishte sjoqëruar 22 herë gjatë dy muajve të fundit. Sipas gazetares 26 vjeçari është lejuar të ndezë një cigare dhe e kanë nxjerrë në korridor.
Në një moment është kthyer në qelinë e izolimit dhe i ka vënë flakën dyshekut. Nga asfiksia ka gjetur vdekjen Mici, dhe kanë mbetur të lënduar dy persona të tjerë.