Pas Flamur Nokës, krydemokrati Lulzim Basha ka ndëshkuar edhe Luan Baçin.
Vendimi erdhi pasi ky i fundit u rreshtua pranë Berishës në lëvizjen e tij kundër kryetarit aktual të PD-së.
Mësohet se Basha ka komanduar Agron Kapllanajn në krye të PD-së së Fierit në vend të Luan Baçit.
Komandimi i Kapllanaj është argumentuar në bazë të statutit të partisë dhe do të vijojë deri në zgjedhjet e reja në PD, sipas parimit një anëtar një votë.
Kujtojmë se Luan Baçi ka dalë në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili aktualisht është duke bërë një “tur” të “Foltoreve” nëpër Shqipëri me synimin për t’i kthyer sovranitetin, siç është shprehur ai, Partisë Demokratike. Në “Foltoren” e Fierit ka qenë i pranishëm edhe Baçi.