Ylli Rakipi është një gazetar i vjetër dhe me përvojë. Por edhe pse i tillë, duket se është një prej atyre që e kanë humbur besimin te Shqipëria.
“Këtu njerëzit janë dele, kjo është një shoqëri shumë e prapambetur”, thotë ai ne nje interviste per Mira Kazhanin, teksa i dallohet lehtë pezmi me “këta që kanë marrë paratë e vendit”.
Raportin që ka ndërtuar kjo shoqëri me pushtetin, me politikën, Ylli, i cili siç thotë “jeton për vete”, e kritikon fort, madje sjell në krahasim anglezët të cilët, po të kishin politikanë si këta tanët “për 24 orë i marrin dhe i mbytin në lumin Tamis”. Por megjithëse thotë këtë, ai nuk i kursen lëvdatat për Edi Ramën, që është “shumë i zoti”. Paradoks?
Ndoshta, por siç thotë dhe vetë Ylli, gazetari që denoncoi i pari skandalin e Unazës, njeriu kështu qenka “një konfuzion gjërash, një përplasje”.