
Teksa pistat ishin të shumta që nga prishja e pazareve, dëshmia e një vajze të re që kishte 16 mijë ndjekës ne Instragam ka hedhur poshtë të gjitha pistat e tjera.
Sipas dëshmisë, vajza me emrin Blerta L., i njohu rastësisht viktimën dhe vrasësin 9 ditë përpara krimit.
E reja, u ndal në rrugë nga Noel Dishi të cilit pranoi t’ia japë numrin e telefonit dhe të pijë në ditët në vazhdim kafe. Por teksa i riu tashme i arrestuar për vrasjen e Vilsonit kërkoi te lidhej me te madje duke i afruar edhe ndihme për hapjen e një biznesi ajo dëshmon se e refuzoi ketë kërkese.
“Nje ditë para vrasjes Noeli me telefonoi dhe me pyeti nga e njeh Vilsonin”, thotë e reja , “por unë ju përgjigja pse me pyet vetëm për atë kur kam 16 mijë ndjekës në instagram”.
“Noeli me pyeti pse me gënjen se ti ke qenë e lidhur me Vilsonin”, dëshmon e reja dhe më pas sipas asaj qe është këqyrur nga prokuroria, e reja i ka kërkuar llogari viktimës se perse mburrej kur ajo nuk kishte raport me të.
“Ua bëra të qartë të dyve se nuk doja të më përzienin, dhe i bëra bllok por Vilsoni këmbëngulte nga ana e tij se edhe Noeli kishte shkuar në lokalin pranë Unazës se Re dhe më tregoi se me foton time po i mburrej shiko me kë jam lidhur”.
Të gjitha këto biseda ndodhen në datën 19 janar ndërsa ne datën 20 janar u krye vrasja evidentohet ne dosje, ku sipas influenceres nje shoqja e saj i kishte thëne se Noel Dishi kishte qene ne prokurori për një çështje te madhe dhe jo me për për këto gjera se ai vriste me te mirin.