Vrasja e 23 vjeçares në qytetin e Fierit, nga ish bashkëshorti i saj Elton Meta ka ngjallur reagime të shumta.
Gazetarja Klodiana Lala ka hedhur akuza mbi institucionet, mbi mos-funksionimin e tyre në raste të tilla.
Sipas saj institucionet, vetëm me anë të disa “shkresave” lajnë duart nga përgjegjësitë.
“Urdhrat e mbrojtjes janë fiktivë. Elton Meta është lënë i lirë për arsye shëndetësore nën kujdestarinë e babait , po mori armën dhe vrau ish –bashkëshorten”, ka thënë Lala në News 24.
Sipas saj, kjo ngjarje dhe të tjera duhet t’i shkundin institucionet, dhe jo të vijojnë në të një linjë.