Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë prej vitesh nuk kanë gjetur qetësi dhe kjo ka ndikuar ndjeshëm në mënyrën sesi kombet e perceptojnë dhe e pranojnë njëri-tjetrin.
Një bloger turk, i quajtur Rıdvan Çakmak është përballur me shumë vështirësi kur ka kërkuar që të bëjë fotografi me flamurin grek në Stamboll, në afërsi të xhamisë, dikur muze të Hagia Sophia.
Në videon e publikuar si një eksperiment social, vlogeri i kërkon qytetarëve të ndryshëm që t’i bëjnë një foto me celularin e tij, por edhe vetë ai e pranon se një gjë e tillë është e rrezikshme.
Sidoqoftë, është interesante se si kërkesa për ta ndihmuar atë të bëjë një fotografi të Hagia Sofisë me një flamur grek irritoi reflekset e turqve.
Edhe pse siç raportojnë mediat në Greqi skena të ngjashme mund të ndesheshin edhe atje.