Ndotja e mjedisit mbetet shqetësim kryesor për çdo shqiptar.
Ministrja e qeverisë Rama, Edona Bilali, ka aktruar poshtë një pallati sikur po pastron mjedisin. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një video mesazh sensibilizues për qytetarët që e ndotin ambientin duke i hedhur plehrat vend e pa vend.
Në video ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bilali duket teksa pastron, kur një djalë hedh qesen me plehra.
Ajo e merr dhe ia kthen pas duke thënë: edhe Shkodra asht shpia jote, mos i hidh plehnat nga dritarja!