Nikollë Lesi vijon të thellojë ndarjen përfundimtare me opozitën të cilën më 25 prill e shpalli fituese në gazetën e tij Koha Jonë.
Botuesi thotë se vendit i duhet një opozitë e re dhe me emra të rinj për të bërë oponencë ndaj qeverisë Rama.
Në editorialin e publikuar në “Koha Jonë”, thuhet se “Edi Rama i ha si karkaleca të gjallë Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën”.
Gjithashtu, Lesi thotë se emrat aktualë të opozitës janë mjaft të atakuar dhe nuk ngjallin besim tek publiku.
Le të kujtojmë, se Lesi ka qenë një ndër kritizerët më të mëdhenj të qeverisë “Rama”, por pas zgjedhjet e 25 prillit ka zbutur sulmet në adresë të shefit të qeverisë.
Lesi tha se shkak i prishjes së marrëdhënieve ka qenë një dekoratë e munguar për Koha Jonë nga presidenti Ilir Meta. /gazetaDRITA.al/