4 shqiptarë të cilët kanë kryer 36 grabitje në 3 javë janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane. Mediat vendase, bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Laurenc Balla, 33- vjeç, Bledar Sala, 36 vjeç, Ibrahim Leski, 29 vjeç, me disa identitete si dhe Albert Kristani, 40 vjeç.
Sipas mediave të huaja, ata ngjiteshin në apartamente të njerëzve të ndryshëm, ku vidhnin para, flori dhe gjëra të tjera materiale. Ata arrinin të ngjiteshin në katet e sipërme të ndërtesave duke përdorur ulluqet derisa arrinin në dritare apo ballkone. Ata hynin në shtëpi pavarësisht nëse aty ishin të pranishëm ose jo pronarët.
Në një shtëpi të vetme në Potenza Picena, ata morën para, florinj dhe xhevahire të vlerësuara në 130,000 euro në një lëvizje, ‘gabim’ që çoi karabinierët në gjurmët e tyre. Mëoshet se vlera e produkteve të vjedhura arrin në rreth 200,000 euro.
Të katër shqipatër ishin arrestuar në nëntor të vitit të kaluar ku më pas për ta u mor masa e sigurisë ‘Arrest Shtëpie’ . Por megjitahtë shqiptarët edhe pse ishin në vëzhgimin e autoriteteve nuk harruan zakonin e vjetër dhe nisin të vidhnin sërish.
Ndërkohë, policia dje lëshoi sërish urdhër-arrestet për shkak se u zbuluan se shqiptarët ishin autor për 30 vjedhjet e tjera.