Në kulmin e diskutimeve për ardhjen e afganëve në Shqipëri, vjen një video “soft” nga avokati Spartak Ngjela.
Krejt sportiv dhe ndryshe nga herët e tjera, Ngjela, i ulur në kafene, përshëndet afganët me këngë popullore, përcjell gazeta DRITA.
Rreth tij ndodhet edhe një orkestër amatore, që luan këngën e njohur popullore: “Laje laje kryt si rosa”.
“Përshëndes afganët që po vijnë në Shqipëri. Ne jemi popull human… Mos u shqetësoni, se gjithçka ata do t’ia paguajnë tregut shqiptar… Dhe do ikin me mirënjohje… Se në Afganistan ka kompromis, dhe jo kapitullim…”, shkruan Spartak Ngjela në “Facebook”. #GazetaDRITA