Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, është shfaqur sot krah Sali Berishës në rolin e badigardit.
Në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, Noka është kujdesur personalisht që Berisha të ishte i sigurt për të shmangur incidentet.
Në videon e publikuar nga gazeta DRITA, deputeti i PD udhëzon njerëzit që t’i hapin rrugën dhe të shmangin kontaktin me të.
Siguria e Berishës është rritur ndjeshëm pas ngjarjes së 6 dhjetorit kur agresori Gert Shehu goditi Berishën me grusht.
Më poshtë po publikojmë momentin. —> https://www.facebook.com/gazetadritamedia/videos/864232751696176